ASH: Neser shkeputet nga Alternativa

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nesër do të riformatojnë grupin parlamentar, ndërsa theksojnë se në këtë grup parlamentar do të vazhdojnë të funksionojnë të gjithë deputetët opozitarë.

“Nesër shkarkojmë koordinatorin e grupit parlamentar dhe riformatojmë grupin parlamentar. Mbetemi të hapur vetëm për deputetë që eventualisht do t’i mbeten besnik votuesit opozitarë ndërsa përjashtohen ata që i bashkëngjiten regjimit LSDM-BDI”, konfirmoi Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe, ky reagim nga Aleanca për Shqiptarët vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës Afrim Gashi për futjen në Qeveri të partisë Alternativa, parti kjo që ka qenë në opozitë, ndërsa në Kuvend ka funksionuar në kuadër të grupit të përbashkët parlamentar me Aleancën për Shqiptarët.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *