Alternativa do të udhëheqë me 3 ministri në Qeverinë e re

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me kreun e Alternativës, Afrim Gashi tha se kanë arritur marrëveshje që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë dhe shumicës parlamentare, shkruan TV21. Zaev tha se pritet që Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë deri në fund të 2024, respektivisht deri në fund të mandatit, me mundësi që të vazhdojnë bashkëpunimin në të ardhmen.

“Alternativa e merr përgjegjësinë me kuadrot e saj, dhe nga radhët e saj do të emërojë ministër për Shëndetësi, ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, dhe ministër pa resor, i angazhuar për Diasporën. Qeveria do të vendos disa ministra pa resor, me qëllim që më mirë të menaxhojë sfidat e brendshme dhe globale.Nga ana e Alternativës dot ë emërohen tre zëvendës ministra, prej të cilëve, një në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, një në ministrinë e Kulturës, për resorin e tretë ka mbetur që precizojmë, edhe pse kemi folur për zv/ministër të Bujqësisë”, deklaroi Zaev. Zaev tha se Alternativa do të merr poste edhe në shumi institucione në nivel qendrorë dhe lokal. Ndërsa më të rëndësishmet sipas tij janë, MEPSO, Fondi Sigurim Shëndetësorë dhe Pensional, Hekurudhat dhe Transport, Qendra Klinike në Tetovë, Agjencia për Investime të huaja.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *