Universiteti i Tetovës me një turnir të shahut shënoi ditëlindjen e Rektorit dhe themeluesit të këtij institucioni të lartë arsimor, Fadil Sulejmanin. Në organizim të Universitetit të Tetovës dhe në bashkpunim me klubin e shahut “Shkëndija” dhe nënkryetarin e Federatës së Shahut të Maqedonisë së Veriut, u mbajt “Memoriali përkujtimor për ditëlindjes së Rektorit të parë Fadil Sulejmani”. Morën pjesë 30 shahistë të ndarë në 15 tabelë, turneu u zhvillua e sistemin zvicerian me 9-të xhiro. “Qëllimi i këtij turniri është të përkujtohet Rektori i parë, themeluesi i UT-së. Duke iu falënderuar rektorit të universitetit dhe nënkryetarit të Federatës së Shahut të Maqedonisë, organizuam këtë turnir që shpresoj të mbetet tradicional” tha kryetari i klubit te shahut Shkendija, Satki Misimi. Organizatori Univeristeti i Tetovës për më të mirët ka ndarë Kupa, medalje dhe mirënjohje.