Policia në Bosnjë arreston shtatë persona të dyshuar për krime lufte

Policia në Bosnjë-Hercegovinë ka arrestuar të premten, 3 dhjetor, shtatë persona të dyshuar për krime kundër civilëve në periudhën e konfliktit më 1992-95, kanë thënë autoritetet e sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Ky grup është zënë në qytezat lindore Bijelina dhe Sokollac, është thënë në një deklaratë të agjencisë së sigurisë në këtë shtet.

Ende nuk janë dhënë hollësi tjera.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë në luftën e Bosnjës në periudhën 1992-95, kryesisht myslimanë boshnjakë, serbë dhe kroatë.

Lufta ka përfunduar me Marrëveshjen e Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje- Hercegovinën.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *