MPJ: Sot pritet të arrijnë trupat e pa jetë të viktimave te aksidentit në Bullgari

Me dy aeroplanë ushtarakë – transportues sot në orën 9 nga Bullgaria pritet që në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit të mbërrijnë eshtrat e 45 qytetarëve të cilët humbën jetën në aksidentin e komunikacionit të autobusit “Besa Trans” – Shkup, që ndodhi më 23 nëntor në autostradën “Struma” në afërsi të qytetit Pernik.

Mbrëmë vonë Ministria e Punëve të Jashtme në profilin e saj zyrtar në Fesjbuk njoftoi se eshtrat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen menjëherë në shtëpitë e tyre dhe në varreza.“Ju njoftojmë se eshtrat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen menjëherë në shtëpitë e tyre dhe në varreza. Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që trupat të dorëzohen para namazit të Xhumasë.Për qytetarët që duan të bëjnë nderime, mbetet mundësia që këtë ta bëjnë në sheshin “Skënderbej” nga ora 10 deri në 13:00″, bëhet e ditur në shkrimin e MPJ-së në Fesjbuk.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *