Lidhje auto-moto e Maqedonisë njofton se është hequr ndalesa për automjete të rënda transportuese në rrugën R1209 Tetovë – Kodra e Diellit.
Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.