Sipas The Economist, kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë.
Ndërkaq, Parisi dhe Singapori e ndajnë vendin e dytë, e pastaj vijojnë Cyrihu, Hong Kongu dhe Nju-Jorku. I fundit është kryeqyteti sirian, Damasku.
Berlini ra për tetë vende, duke përfunduar në vendin e 50-të derisa paraqet qytetin më të lirë nga gjashtë qytetet gjermane në listë. Frankfurti është qyteti më i shtrenjtë gjerman dhe e zë vendin e 19-të.
Problemet me furnizimin dhe masat anti-Kovid, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e shpenzimeve për jetesë në shumë qytete në botë, thuhet në analizën e “The Economist”.
Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, është shtrenjtuar edhe transporti. Rritje ka edhe te prodhimet e duhanit, mjetet për higjienë personale dhe prodhimet dhe shërbimet zbavitëse.
Hulumtimi është bërë në bazë të krahasimit të gjendjeve në 173 vende dhe në bazë të çmimeve të më shumë se 200 prodhimeve dhe shërbimeve.