Shpërthen bomba e Luftë së Dytë Botërore në Munih, ka të lënduar!

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer ditën e sotme në një kantier ndërtimi në Deutsche Bahn pranë Donnersberger Brücke në Mynih.

Shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg, ndërsa mediat gjermane kanë raportuar për 3 të plagosur, nga të cilët 1 është në gjendje të rëndë.

Mësohet se gjatë shpimit, punëtorët e ndërtimit hasën në një bombë shpërthyes, rreth 250 kilogramës e fshehur në tokë.

Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann për BILD: “Një bombë avioni prej 250 kilogramësh nga Lufta e Dytë Botërore u godit gjatë shpimit. Mbeturinat fluturuan qindra metra. E gjithë zona po kërkohet aktualisht”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *