Sot janë zhvilluar takimet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll ku në Tetovë Shkëndija është takuar m ekipin e Struga Trim Lumi, ndërsa ndeshja Vardari- Pelisteri që është dashur të zhvillohet në Manastir është anuluar për shkak të motit të keq dhe kushteve në vështira në stadium. Futbollistët e Shkëndijës në këtë ndeshje vijnë pas një seri pozitive në kampionat, porn ë këtë ndeshje kuq e zinjtë nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Ndeshja është zhvilluar në kushte mjaft të mira për lojë por kanë munguar rastet për shënim nga të dyja skuadrat. Ndeshja në kohën e regullt përfundoi baraz pa gola. Edher në Shkup ndeshja Shkupi-Makedonija ka mbaruar pa gola 0 me 0, ne Kratove Sileks ka barazuar me Bregallnicen 1 me 1.
Më të suksesshëm nga gjuajtja e 11 metërshit ishin futbollistët e Struga trim Lumi qe shenuan kater here kurse Shkendija 3