Osmani: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor – investimi më i sigurt në stabilitetin e rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2021, mori pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, i cili u mbajt në Riga, Republika e Letonisë.

Gjatë sesioneve dyditore të punës u diskutuan çështje me rëndësi strategjike për Aleancën, si situata në Afganistan, adresimi i sfidave aktuale dhe të ardhshme të sigurisë, si grupimi ushtarak i Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën dhe sfidat hibride që vijnë nga Bjellorusia.

Temë e takimit ishte situata në Ballkanin Perëndimor dhe interesat gjeostrategjike të Aleancës për një rajon të qëndrueshëm, progresiv dhe demokratik duke riafirmuar perspektivën evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit.

Ministrat e Jashtëm diskutuan edhe për Konceptin Strategjik të NATO-s, si një dokument i rëndësishëm për rolin e ardhshëm gjeostrategjik të Aleancës.

Në seancat e punës, Ministrat miratuan disa vendime dhe dokumente. Të njëjtat janë të rëndësishme për veprimin dhe forcimin e ardhshëm të Aleancës, por edhe për përgatitjen e Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Madrid.

Osmani ndër të tjera theksoi se jemi dëshmitarë të përkeqësimit të mjedisit strategjik global dhe degradimit të rendit juridik ndërkombëtar. Ai theksoi nevojën për veprim të përbashkët strategjik dhe qasjen e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor si parakusht bazë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në margjinat e takimeve u takua edhe me Ndihmëssekretaren e Shtetit të SHBA-së Karen Donfried; Ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anzhee Logar; Mbretërisë së Norvegjisë, Aniken Sh. Hjitflet, Francë, Jean-Yves Le Drian; Republika Çeke, Jakub Kulhanek;

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *