Kapiteni i ekipit Struga Trim Lum, Bujamin Shabani shprehet i kënaqur pasi kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut është sukses i madh, dhe kur dihet se ka eliminuar kampionin në fuqi atëherë ky sukses ka pesh më të madhe “ Prej para ndeshjes e kemi ditur se është një ndeshje shumë e vështirë, e dimë kualitetin e Shkëndijës, ka futbollist shumë cilësor, ne bëmë maksimumin dhe ishim shumë të kujdesshëm gjatë 90 minutave, dhe me penalti fituam, dhe është një fitore shumë e madhe, ta eliminosh Shkëndijën për ne ishte kjo si finale” deklaroi kapiteni i skuadrës nga Struga.. Kundërshtar të mundëshëm në gjysmëfianle janë Sileksi, Makedonia Gj.P dhe fituesi nga ndeshja Pelisteri – Vardari “Të them të drejtën Shkëndija dhe Shkupi janë dy kundërshtarët më të vështirë, ekipet tjera besoj se do jenë më lehtë se Shkëndija. Dhe nuk do kisha ndonjë preferencë për kundërshtarin e rradhës, duhet të japim maksimumin ndaj secilës ekip që na bjen” tha kapiteni Bujamin Shabani. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 7 prill 2022, ndërsa finalja e madhe më 19 maj 2022. Ndeshjet që u zhvilluan në Gjorçe Petrov dhe Kratovë gjithashtu përfunduan me rezultat të barabartë, ndërsa ekipet e Makedonija Gj.P dhe Sileksi u kualifikuan në gjysmëfinale falë penaltive. Ndeshja Pelisteri – Vardari për shkaqe të kushteve të vështira në stadium u anulua dhe e njëjta do të zhvillohet më 15 dhjetorEnter