Si pasojë e borxhit të lartë prej 24 milion eurove dhe mbi 400 lëndëve aktive nëpër përmbarues, Komunës së Tetovës i është bllokuar xhirollogaria. Kreu i Komunës Bilall Kasami tha se pjesa më e madhe e borxhit rezulton fiktiv ndaj disa projekteve të dyshimta. Ai tha se për këto projekte po kryhen hetime dhe paralajmëroi masa ligjore. Përpjesën tjetër të borxhit për të cilën ka shumë kamata, Kasami tha se po bisedohet me kompanitë që t’i heqin të njëjtat dhe të falin një pjesë të borxhit.
Borxhi i komunës kap vlerën totale prej 24 milion euro. Kjo është borxhi total ky, 17.3 milion euro janë të sektorit privat dhe 6.7 milion euro ndaj publik. Borxhi i komunës si komunë, është 14 milion euro, borxhi i Ndërmarrjes publike është 9.7 milion euro, borxhi i Ndërmarrjes së parkingjeve është 187.000 euro dhe borxhi i shkollave është 77 000 euro”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Lidhur me Ndërmarrjen Publike Komunale, Kasami njoftoi se i ka ndërprerë kontratën punëtorëve të cilët sipas tij kanë marrë rrogë dhe nuk janë paraqitur në punë.
“Nuk janë shlyer 200 kontrata por pjesërisht vetëm ata që nuk kanë ardhur në punë më konkretisht ata që janë në pjesën e pastrimit e që janë në numër të konsiderueshëm do vazhdojnë, por vetëm atyre që nuk janë paraqitur në pune por kanë marrë rrogë do ju ndërpritet kontrata”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.