Aktualisht në vend janë 35,500 familje që marrin ndihmë sociale. Vetëm gjatë këtij viti numri është rritur për 8500 për shkak të pandemisë, njoftoi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, duke shtuar se vitin e ardhshëm pritjet janë që numri i familjeve që marrin ndihmë sociale të kalojë 40 mijë.
“Mjetet e parapara për transfere sociale në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale janë paraparë në 11,6 miliardë denarë. Këtë vit për shkak të pandemisë kemi pasur hyrjen e 8.5 mijë familjeve në sistemin e mbrojtjes sociale. Nga 27,000 familje para pandemisë vitin e kaluar, deri në fund të vitit në sistem kanë hyrë edhe 8,5 mijë familje të tjera, kështu që për momentin kemi 35,500 familje që përdorin ndihmën minimale të garantuar. Parashikimet e MPPS, duke pasur parasysh se pandemia nuk ka përfunduar ende, vitin e ardhshëm në sistem do të hyjnë edhe 5500 familje”, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska.