OBSH publikon rekomandimet më të fundit për variantin Omicron

Varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet shumë shpejtë, gjë që mund të përbëjë një rrezik “shumë të lartë” global, thonë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Megjithatë, në deklaratën e fundit të këtij institucioni theksohet se është ende e paqartë nëse Omicron është më i transmetueshëm (p.sh., transmetohet më lehtë nga personi në person) krahasuar me variantet e tjera, përfshirë dhe Delta. Megjithëse numri i njerëzve që rezultojnë pozitivë po rritet në pjesën e Afrikës së Jugut të prekura nga ky variant, studimet epidemiologjike janë duke u zhvilluar për të kuptuar nëse kjo është për shkak të Omicron apo faktorëve të tjerë.

“Omicron ka një sërë mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese për shkak të ndikimit të tyre të mundshëm në rrjedhën e pandemisë”, thonë nga OBSH

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *