Kryetari Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se tashmë është gati gjithçka për reshjet e borës.
Ka premtuar se nuk do të ketë më befasi nga të njëjtat.Këtë vit përmes Ndërmarrjes Publike Komunale “NPK” i kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’i paraprirë reshjeve të borës në sezonin dimëror që na pret. S’ka më befasi. Jemi në shërbim të plotë të qytetarëve!#TetovaNdryshon“, shkroi Kasami, përcjell TV21.