Spitali u përfshi nga zjarri, Manastirliu mbërrin te Covid 3

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur pranë spitali Covid 3. Këtë paradite kati i parë i spitalit, ku ndodhen zyrat e administratës u përfshi nga zjarri.

Ministrja ka mbërritur aty për të parë nga afër situatën. Sakaq, në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse.

Zjarri është vënën nën kontroll, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në mjediset ku ra zjarr nuk ka pacientë të shtruar, por vetëm zyra.

Godina e ish-Kirurgjisë në QSUT prej kohësh shërben si spital Covid, për pacientët që kanë nevojë për trajtim. g.v/abcnews.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *