KE: Nëse autobusi i “Besa Trans” nuk ka pasur licencë, kalimi i kufijve ndoshta ka qenë i paligjshëm

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, derisa autobusi i “Besa Trans” i cili kishte aksident në Bullgari në të cilin vdiqën 45 persona, nuk ka pasur licencë valide për transport të pasagjerëve, ai nuk do duhej të kalonte kufirin e Bashkimit Evropian, në këtë rast të Bullgarisë.

Kushtetua e BE-së parashikon se për sërë rregulla për licencë dhe leje për transport në këtë industiris, sipas informacioneve, që ka marr MIA, nuk është përjashtuar mundësia që të jenë shkelur, por Komisioni Evropian nuk përzihet në hetimin.

Përgjegjësia për mbikqyrje dhe kontroll të dokumentacionit dhe zbatimi i ligjeve të BE-së është në duartë e vendeve anëtare të BE-së.

Nëse konfirmohet në hetim se transportuesi po udhëtonte me licencë të paligjshme ose të falsifikuar, mund të pritet që Komisioni Evropian të dënojë praktikë të tillë, e cila nuk është vetëm kërcënim për “konkurrencën e lirë në BE”, por edhe kërcënim për jetën e pasagjerëve.

Para disa ditësh autoritetet maqedonase kumtuan se autobusi fatal nuk ishte në bazën e të dhënave të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe nuk ishte lajmëruar. Doganat thanë se po hetonin se kush e lëshoj automjetin pa leje të vlefshme.

Sipas rregullave të BE-së, autobusi nuk duhet të ishte licencuar nga Bullgaria, pasi ligji evropian nuk lejon lëshimin e licencave për operatorët, automjetet e të cilëve janë të regjistruar jashtë vendeve anëtare të BE-së.

Nënshkrues të “Marrëveshjes Interbus” shumëpalëshe janë edhe BE-ja, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, por sipas tekstit të kësaj marrëveshjeje nuk parashihet të lejohet asnjë tregti me licenca, sqarojnë për MIA-n ekspertë të Komisionit Evropian.

Bullgaria nuk duhet të japë licencë të BE-së për operatorët e vendeve të treta, dhe kështu të mos lëshojë lejet e veta të udhëtimit në korniza të Interbus për automjetet e regjistruara në vende të treta, pra jashtë BE-së.

Sa i përket lajmit se “Besa Trans” e kishte selinë në Qustendil së bashku me 23 kompani të tjera maqedonase në adresën ku jeton një grua e moshuar, siç raportuan mediat bullgare ditën e aksidentit, këtu rregullat e BE-së janë ato të Paketës për mobilitet 1.

Sipas këtij kuadri ligjor, Komisioni Evropian mund t’i kërkojë një shteti anëtar të BE-së që të kryejë kontrolle individuale për të verifikuar nëse një kompani plotëson kërkesat për lejen e krijimit të transportit rrugor, duke përfshirë kushtin që parashikon “vendosje të qëndrueshme dhe efektive” të një adrese të caktuar. Kjo do të thotë, për të përcaktuar nëse kompania është vërtet e themeluar në atë adresë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *