Pas përfshirjes së një prej makinave shoqëruese të Sali Berishës në një aksident në autostradën e Laçit, një reagim ka ardhur nga truproja e ish-kryeministrit, Ervis Tusha.
Tusha është shprehur se në autostradën Milot-Mamurras, një makinë “Benz” me targa të Kosovës ishte futur kundërvajtje.
Truproja shkruan se falë reagimit me shpejtësi të shoferit në makinën ku po udhëtonte Berisha, shmangu aksidentin. Sipas tij makina e tretë e shoqëruesve ka bërë një frenim tepër të shpejtë dhe për pasojë është goditur nga pas nga një makinë tjetër.