Dy nga te vraret jane nxenes dhe shoferi i autobusit ( video)

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur rëndë, nga sulmi me armë zjarri që ka ndodhur mbi autobusin me udhëtar në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Dy prej të vdekurve janë nxënës, ndërsa personi i tretë është shoferi i autobusit.

Lajmin për dy nxënësit e vdekur për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Spitalit në Pejë, Skender Dreshaj, ndërsa sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, i vdekur ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit.

“Dy janë të vdekur me armë zjarri, janë nxënës të moshës së re, njëri është plagosur në gjendje kome”, tha shkurtimisht Dreshaj për KALLXO.com.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *