Në vijim është hetimi për aksidentin në të cilin humbën jetën 45 udhëtarë, ndërsa shtatë persona janë lënduar prejse autobusi i Maqedonisë së Veriut u dogj në rrugën magjistrale “Struma” në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Sipas informatave të para nga organet hetuese në Bullgari, në autobus gjithsej ishin 52 persona, prej të cilëve 45 humbën jetën, ndërsa shtatë janë hospitalizuar në Klinikën në Sofje. Prej të vdekurve 12 janë fëmijë.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mbrëmë në konferencë shtypi theksoi se hetimin për aksidentin e autobusit e udhëheqin organet hetuese bullgare, si dhe është dërguar ekipi ynë nga MPB-ja për të ndihmuar në hetim.