Ulje prej 8,9 për qind të numrit të rasteve të reja me Kovod-19 javën e kaluar në krahasim me një javë më parë, shënoi Instituti për shëndet publik (ISHP) në raportin javor për gjendjen me koronavirusin në vend.
Prej 15 deri më 21 nëntor nga Kovid-19 janë sëmurë 2.929 persona, që është për 288 më pak se periudha mes 8 dhe 14 nëntorit.
Javën e kaluar janë testuar 19.791 persona, për 7,3 për qind më pak se javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit sillet prej 11,6 deri 16,9 për qind, ndërsa mesatarisht 14,8.
Më së shumti raste të reja ka në Shkup. Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grup-moshat, ndërsa më të përfaqësuar janë personat mbi 60 vjeç (23,3%). Më pak të sëmurë janë regjistruar tek grup-mosha prej 0-9 vjeç (3,6%).
Vërehet ulje e numrit të të sëmurëve tek të gjitha grup-moshat, përveç tek grup-mosha prej 0-9 vjeç (+2,0%). Më e dukshme është ulja tek grup-mosha mbi 60 vjeç (-13,7%).
Sipas gjinisë, 54,3 për qind e të sëmurëve janë gra, ndërsa 45,7 burra.
Tek të gjithë shembujt e sekuencuar është dëshmuar varianti Delta, si dhe prania e sublinjave të tij të ndryshme. Sublinja e njohur si Delta plus nuk është detektuar tek asnjëri nga shembujt e sekuencuar.
Janë paraqitur 91 raste të vdekjes, më së shumti nhga grup-mosha mbi 60 vjeç (89%).
Aktivë me Kovid-19 janë 8.290 persona, të hospitalizuar janë 495, prej të cilëve 330 në mbështetje oksigjeni dhe 14 në ventilim invaziv/joinvaziv mekanik.
Javën e kaluar janë evidentuar edhe 2 855 persona të shëruar.
ISHP ka regjistruar edhe 49 riinfektime . përfundimisht me 21 nëntorin, gjithsej janë paraqitur 870 riinfektime, që është 0,4 për qind e numrit të përgjithshëm të të infektuarve deri më tani, që paraqet 212 375 persona.