Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në mëngjes ka biseduar me Ivan Poromanski, drejtor i Spitalit Pirogov në Sofje, ku janë paraqitur shtatë pacientët që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e djeshëm në autostradën “Struma” në Bullgari.
Të gjithë pacientët janë të qëndrueshëm dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe u jepet mbështetje psikologjike. Dy pacientë iu nënshtruan operacionit.Të shtatë pacientët do të qëndrojnë në spital deri të premten, pas së cilës do të bëhet plani për transportin e tyre për në Shkup.