Tragjedia në Bullgari, dëshmia: Njerëzit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve

Tragjedi në Bullgari. 45 persona humbën jetën si pasojë e djegies së një autobusi me turistë nga Maqedonia, një pjesë e tyre shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë. Në autobus udhëtonin 52 persona. Mes të vdekurve janë edhe 12 të mitur, dy binjakë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 5 persona, 2 gra dhe 5 burra kanë shpëtuar dhe ndodhen në spital.

Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në Pirogov shprehet se njerëzit janë me trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët. “Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet” shtoi Argirova. Autobusi ka hyrë përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo mbrëmë pak pas orës 21:00. Rreth orës 3.00 ka ndodhur aksidenti në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgrad.“Nuk kemi asgjë të mirë për të thënë, e nisim me një lajm të keq: një tragjedi që na tronditi. Ky aksident rrugor duhet të hetohet shpejt. Kur gjithçka të jetë bërë, do të jetë e mundur të komentoj për shkakun e mundshëm. Lërini hetuesit të bëjnë punën e tyre.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *