Kryeministri Zoran Zaev tha se 7 të lënduar nga aksidenti tragjik në Bullgari kanë arritur të shpëtojnë duke thyer xhamat nga pjesa e pasme e autobusit. Zaev pasi vizitoi të lënduarit në spital, tha se familjarët tashmë janë pranë të lënduarve.
“Në pjesët e pasme të autobusit, në karriget e pasme, kanë arritur që ta thyejnë xhamin dhe të shpëtohen këta shtatë persona”, theksoi Zaev duke shtuar se të afërmit e të lënduave tashmë janë në spitalin e Sofies.