Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitje para mediave pas arritjes në Sofje ka bërë të ditur se agjencia turistike e cila është aksidentuar në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona dhe u lënduan 7 të tjerë, është nga Shkupi.
Kësisoj, Osmani ka deklaruar se edhe shumica e viktimave janë shkupjanë.“Nga ajo që e di, agjencia turistike është nga Shkupi dhe pres që shumica e qytetarëve të jenë nga Shkupi”, tha Osman para mediave bullgare,