Zbulohet kamp i improvizuar në kufi me Serbinë: Emigrantë janë mbajtur peng

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit solli urdhër për zbatim të hetimit kundër dy personave të rritur nga Pakistani dhe dy minorenë nga Afganistani. Të dyshuarit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake i cili e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe të gjithë të dyshuarit me vendim u caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Siç njoftoi Prokuroria Publike, të dyshuarit ngarkohen se kanë kryer vepër penale Organizim të grupit dhe nxitje të kryerjes së veprave tregti me njerëz, tregti me minoren dhe kontrabandim të emigrantëve nga neni 418-v paragrafi 2 dhe vepër penale Kontrabandim të emigrantëve nga neni 418-b paragrafi 4 v.v. paragrafi 2 dhe 3 nga Kodi Penal.

Njëherit, në periudhën nga gushti deri në nëntor të këtij viti, dy persona të panjohur nga Pakistani me qëllim të kryerjes së veprës penale Kontrabandim të emigrantëve kanë krijuar grup të organizuar tek e cila pjesëtarë janë bërë edhe të dyshuarit. Për veprim të papengueshëm të grupit, ata kanë krijuar kampe të improvizuara në afërsi të kufirit me Serbinë ku i kanë pranuar dhe akomoduar emigrantët të cilët ilegalisht kanë hyrë nga territori i Greqisë, ndërsa nga atje ilegalisht i kanë transportuar në Serbi dhe vendet e BE-së. Në kampet emigrantët dhunshëm janë mbajtur, u janë marrë celularët dhe dokumentet personale me çka u kanë pamundësuar çfarëdo lloj kontakti jashtë kampit. Duke e shfrytëzuar pafuqinë e tyre, të dyshuarit fizikisht i kanë maltretuar viktimat, i kanë fotografuar dhe fotografitë ua kanë dërguar familjeve të tyre prej të cilëve kanë kërkuar mjete financiare që t’i lëshojnë viktimat që ta vazhdojnë rutën, me përdorim të forcës dhe kërcënimit u kanë marrë të holla edhe nga viktimat ndaj të cilëve janë sjellur në mënyrë tepër ofenduese, ndërsa me disa prej tyre kanë pasur edhe marrëdhënie.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtare me organet e përndjekjes nga erbia ku dy emigrantë të dëmtuar i kanë denoncuar ngjarjet, kampi i improvizuar është zbuluar dhe gjatë ditës së djeshme është zbatuar aksioni i koordinuar. Në kamp janë gjetur 35 emigrantë prej të cilëve nëntë fëmijë të moshës nga 14 dhe 15 vjeç.

Të dyshuarit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake i cili e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të gjithë të dyshuarve me vendim u caktoi masë – paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Për veprat penale për të cilat ngarkohen të dyshuarit është paraparë dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë viteve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *