Volejboll: Zhvillohet java e tetë e kampionatit kv “Universiteti i Tetovës” nikoqire e Vesna Probishtipit

Kampionati republikan i volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së tetë të pjesës vjeshtore. Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës përballet me Vesna Propbishtip, ndërsa Shkëndija me Janta Volejn. Të dyja këto ndeshje në Tetovë fillojnë nga ora 18:00. Klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës” në gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri në këtë pjesë të kampionatit ka 3 fitore dhe 3 disfata, por drejtuesit e ekipit nuk janë shqetësuar sa i përket pozitës aktuale pasi janë të bindur se në katë ndeshjet e mbetura do të fitojnë pikët maksimale dhe do të jenë në pozitën e dëshiruar. Këtë do ta dëshmojnë që në ndeshjen e së shtunës kundër Vesna Probishtipit, “Ne presim fitore dhe shpresojmë që në katër xhirot të shënojmë fitore dhe të ngjitemi në kreun e tabelës. Këtë gjysmë sezon kampionati ishte i stërngarkuar për ekipin tonë. Por besoj se deri në fund do të ngjitemi aty ku e kemi vendin” deklaroi Hamza Veseli kapten e KV Universiteti i Tetovës. Skuadra tjetër tetovare ekipi i Shkëndijës, të shtunën në sallën e gjimnazit të Tetivës do të ketë përballë ekipin Janta Volej, e cila nuk është në formën e duhur ndaj pritet fitore e sigurt e ekipit kuqez. Në ndeshjet tjera të javës së tetë takohen: Strumica – Makedonija Xhio, Vardari – Boreci dhe UGD Shtipi – Dibra Volej. Liria e Zherovjanit është e lire.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *