Masat e reja epidemiologjike në Mal të Zi, të cilat janë në fuqi nga sot, ndalojnë festimet e Vitit të Ri në natyrë, dasmat në ambiente të hapura dhe të mbyllura, si dhe punën e lokaleve të natës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinic Bojovic tha të premten se beson se vendimi për ndalimin e pritjeve në ambient të hapur do të jetë përfundimtar, pasi siç tha ajo, është e vështirë të përmirësohet situata në afat të shkurtër.
Masat aktuale në Mal të Zi janë:
1. Ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në ambient të hapur (koncerte, tubime masive, etj.)
2. Ndalohet organizimi i dasmave në ambient të hapur dhe të mbyllur
3. Puna e klubeve të natës është e ndaluar
4. Orari i punës i objekteve hotelierike është i kufizuar deri në mesnatë
5. Ndalohet organizimi i ekskursioneve, festimeve private dhe ditëlindjeve.