Deputeti Kastriot Rexhepi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së enjte ka marrë mesazhe kërcënuese, përcjell TV21. Si rrjedhojë, Rexhepi thotë se është konsultuar me autoritet përkatëse, të cilët kanë vendosur që t’i ndajnë sigurim personal.
“Kur bëhet fjalë për presione dhe kërcënime, unë këtë nuk ua kam komunikuar as më të afërmve, as familjes, të cilëve i kërkoj falje. Gjatë ditës deri sa kam pasur telefonat e mbyllur, kam marrë mesazhe që janë paraqitur në institucione dhe për shkak të vlerësimit të situatës, për këtë kam sigurim, dhe jo me kërkesë timen”, deklaroi mes tjerash Rexhepi.