Filipçe: MSh ka blerë aparate bashkëkohore dhe të sofistikuara për Klinikën e Urologjisë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vendi është furnizuar me aparatet më të sofistikuara dhe më bashkëkohore për ndërhyrje kirurgjike ndaj pacientëve në Klinikën Universitare për Urologji. Bëhet fjalë për CR rëntgen, karrige për laparaskopi dhe laser Tulium, të cilat sipas autoriteteve shëndetësore, paraqesin teknologjinë e fundit në fushën e kirurgjisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vizitoi kolegët e tij në Klinikën për Urologji, ekip ky që kryesohet nga dr.Sasho Dohçev.“Kujdesi ynë për pacientët vazhdon. Pacientët meritojnë sistem shëndetësor sipas modelit evropian dhe qëllimi ynë është në tërësi ta zbatojmë këtë”, theksoi ministri Filipçe.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *