Shumica e pretenduar opozitare prej 61 deputeteve e përbërë nga Levica, Aleanca, Besa, VMRO dhe Alternativa shqetësoi qytetarët tanë, por edhe rajonin dhe aleatët tanë në Bruksel dhe Uashington.
Kjo shumicë me të drejtë u cilësua nga mediat dhe qytetarët si anti NATO, anti SHBA, anti BE, por edhe kundër njohjes së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, theksohet në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kjo skaudër ekzekutuese e perspektivës europiane dhe euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dëmtoi rëndë imazhin e vendit tonë dhe stabilitetin institucional, por edhe kredibilitetin e procesit integrues.
Nxitja e krizës dhe zgjedhjeve të parakohshme rrezikon drejtëpëdrejt hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian në Dhjetor të këtij viti.
Avantura e kumbarëve të koalicionit Levica, Sela dhe Taravari bashkë me Kasamin dhe Hoxhën, rrënon themelet e organizimit politik të shqiptarëve dhe aspiratat e tyre për barazi dhe integrim.
Humbja e thellë në zgjedhjet lokale e të gjitha këtyre partive bashkë ua errësoi arsyen duke i bashkuar për ta rrënuar BDI-në, por edhe më keq, për ta rrënuar të ardhmën europiane, marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe të gjitha të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, theksohet në kumtesën e BDI.