LSDM, përmes një komunikate për media, ka folur në lidhje me zgjedhjet e reja në vend, që ishte kërkesë e VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM, thonë se nuk është koha e zgjedhjeve të reja, derisa theksoi se është koha e përgjegjësisë.
“Mickoski duhet të dalë para qytetarëve për të kërkuar falje dhe të japë dorëheqje. Fshehja pas zgjedhjeve të shpejta realisht nuk ka kuptim para qytetarëve pas kaq shumë gënjeshtrave. Tani nuk është koha e zgjedhjeve, është koha e përgjegjësisë, sepse po përballemi me shumë sfida si kriza energjitike, kriza e banesave, pandemia, vazhdimi i rrugës drejt BE-së, prandaj është koha për përgjegjësi. dhe jo koha për zgjedhje të shpejta dhe të parakohshm”, thonë nga LSDM./ Alsat.mk