BDI: “Triumfuan forcat progresive euro-atlantike”


Bashkimi Demokratik tashmë ka reaguar edhe zyrtarisht përmes një komunikate pas dështimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeveris. Nga BDI thonë se kanë ngadhnjyer qytetarët dhe kanë triumfuar forcat progresive euro-atlantike, ndërkaq akuzojnë disa nënshkruaes të nismës për mocion të mosbesimit për lajme të rreme.

“Me dështimin e iniciativës regresive për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u dëshmua edhe njëherë se forcat anti-NATO, anti-BE, anti miqësisë me Uashingtonin dhe Brukselin, nuk mund të ngadhnjejnë ndaj rrugëtimit euro-atlantik të vendit. Pas ngjarjeve të ditës së djeshme kanë ngadhnjyer qytetarët dhe kanë triumfuar forcat progresive euro-atlantike, miqësia me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmet e rrema të shpërndara nga Aleatët e Levicës, Taravari dhe Sela, Kasami dhe Hoxha, dështuan tërësisht. Ata nuk e kanë mandatin nga populli dhe duhet të kërkojnë falje për gjithë stresin që i kanë shkaktuar qytetarëve dje.”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *