Qeveria shpalli gjendjen e krizës në sektorin energjetik

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme me propozim të komisionit të formuar nga Ministria e Ekonomisë ka sjell vendim për të shpallur gjendje krize në sektorin e energjetikës, në afat prej 30 ditëve.

“Kjo për shkak të kapacitetit të prodhimit vendor, por edhe rritjes së çmimit në bursat botërore. Por edhe që Qeveria të ndikoj pozitivisht me mjete buxhetore në përmirësimin e funksionimit të kompanive energjetike në RMV në këtë rast Centralet e Maqedonisë së Veriut dhe MEPSO. Kjo me të vetmin qëllim që të rrisim likuiditetin e tyre dhe me siguri që të përmirësojmë sistemin elektro-energjetik në vend”, tha Kreshnik Bekteshi, duke shtuar se nuk janë miratuar masa restriktive të cilat do të ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve.

“Masa restriktive për momentin nuk do të ketë, për momentin as nuk janë parashikuar”, u shpreh i prerë  ministri Bekteshi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *