Qeveria pritet të shpall gjendje të krizës energjetike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, siç paralajmëroi së fundmi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, mund të shpallë gjendje të krizës energjetike. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, nuk do të ketë kufizime për energjinë elektrike dhe deri në fund të vitit nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë. Situata e krizës në sektorin energjetik shpallet, siç thuhet, me qëllim që mjetet buxhetore të injektohen drejtpërdrejt në kompanitë energjetike, në radhë të parë MEPSO dhe SHA EMV.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *