KV Shkëndija fitoi 3:2 spektaklin e Tetovës përballë KV Universiteti i Tetovës

Spektakël volejbolli që gjatë kohë nuk ishte pa në vendin tonë kanë dhuruar skuadrat tetovare Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës në derbin e xhiros së 5-të në Ligën e Parë, ndërsa atmosfera impozante u kompletua nga grupi i tifozëve Ballistët të cilët i dhanë ngjyrë fenomenale derbit. Publiku tetovar që kishte mbushur përplotë tribunën e palestrës sportive shijoi lojë cilësore me shumë garë, luftë, rivalitet, përmbysje dhe në fund fitore 3:2 të Shkëndijës që merr fitoren e katërt në ndeshjen e pestë kampionale. 

Në atmosferë impozante fillimi i ndeshjes solli shumë emocion dhe në setin e parë më mirë u gjendën volejbollistët e UT-së të cilët fituan setin me rezultat 25:22 për epërsi 1:0. Përgjigjen kuqezinjtë nën mbështetjen e zjartë të “Ballistëve” duke fituar dy sete 25:20 dhe më pas edhe bindshëm 25:12 për përmbysje të rezultatit në sete dhe epërsi 2:1. Refuzoi të dorëzohet Universiteti i Tetovës që barazoi në 2:2 pas setit të katërt të mbyllur me shifrat 25:22. Seti i pestë do të vendoste fituesin, Shkëndija u tregua më e karikuar dhe çoi rezultatin në 15:12 për fitore 3:2 dhe debutim me fitore për trajnerin e rikthyer në pankinë Durim Luma.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *