Policia pranë SPB Shkup, dje në orën 17.00 në rrugën “23 Tetori” në Shkup, në bazë të urdhrit gjyqësor kanë privuar nga liria E.D. (22) nga Shkupi.
Nga MPB sot informuan se për të ishte shpallur urdhërarrest qendror për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjet e gjashtë muaj, për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, respektivisht për shkelje të nenit 236 nga Kodit Penal.Nga MPB shtojnë se personi në fjalë do të dërgohet në institucionin ndëshkues – korrigjues për vuajtje të dënimit me burg.