Lajçak: Duhet të nisin bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

I dërguar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak në “Thessalonik summit” në Selanik tha se është e nevojshme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri menjëherë të nisin bisedimet me Bashkimin Evropian.

“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, tha Lajçak duke shtuar se kjo është e rëndësishme që rajoni ta shohë BE-në si “partner serioz dhe kredibil”.

Duke folur për ndodhitë e fundit në Maqedoninë e Veriut, Lajçak sqaroi se dorëheqja e kryeministrit Zaev është për shkak se BE nuk arriti ta përmbush premtimin, ndërsa Bashkimi Evropian, sipas tij, “humbi një nga partnerët më të mirë në rajon”.

“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon. Për mua është sinjal i qartë se rajoni nuk ka kohë për ta në pritur dhe është koha që Bashkimi Evropian të veprojë për shkak se do të humbin më shumë partnerë evropianë”, tha Lajçak.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *