Kuvendi me gjashtë deputetë të rinj

Kuvendi sot në seancë plenare duhet t’i verifikojë mandatet e deputetëve të rinj pasi disa prej tyre u zgjodhën për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që përfunduan ditën e diel.

Zgjedhjet lokale 2021 sollën ndryshime në përbërjen kuvendore pasi katër deputetë fituan në rrethin e parë të zgjedhjeve, respektivisht Kostadin Kostadinov nga LSDM-ja, i cili tashmë është kryetar i Strumicës. Në vendin e tij duhet të vijë Lubica Spasova me numër rendor 12 nga lista e LSDM-së dhe koalicionit në zgjedhjet e fundit.

Timço Mucinski tashmë është kryetar i ri i Komunës së Aerodromit. Në vendin e tij vjen Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE-ja, i cili ishte në vendin e nëntë në listën e partisë dhe koalicionit në njësinë e parë zgjedhore.

Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE-ja u bë kryetar i komunës së Butelit. Në karriget e Kuvendit do ta zëvendësojë Zoran Kocevski, i cili në listën e deputetëve në njësinë e dytë zgjedhore ishte në vendin e tetë.

Ivan Jordanov nga VMRO-DPMNE-ja është kryetar i ri i komunës së Shtipit, dhe në vendin e tij në Kuvend vjen Dragan Kovaçki nga njësia e tretë zgjedhore.

Në rrethin  e dytë të zgjedhjeve kryetarë komune u bënë edhe Kiril Pecakov nga VMRO-DPMNE në Ohër dhe Bilall Kasami nga BESA në Tetovë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *