Hoxha i BESA kërcënon me prishje te qeverisë

Rivotimi në vendvotimin 2107 në Komunën e Zhelinës, mund të çojë në rrëzimin e Qeverisë. Pasi Komisioni i Zgjedhjeve me 6 vota “pro” vendosi që në këtë vendvotim të ketë rivotim, Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa, për TV21 tha se ai personalisht është për ta lëshuar Qeverinë.

“Do të flitet në kryesi të partisë. Nëse më pyesni për qëndrimin tim personal, jam për ta lëshuar shumicën”, tha Hoxha për TV21.

Hoxha konfirmoi gjithashtu se KShZ-ja ka vendosur pro rivotimit në këtë vendvotim, ndërsa paraprakisht në Facebookun e tij shkruajti: “Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri!”

Në Komunën e Zhelinës, fitues i zgjedhjeve është Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa, i cili ka fituar 69 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga BDI, Fatmir Izairi. Në gjithë Zhelinën, Sejdiu mori 5171 vota, ndërsa Izairi 5102. Sa i përket vendvotimit 2107, dallimi është 117 vota në favor të kandidatit të BDI-së. Ai ka marrë 227 vota, ndërsa Sejdiu 110 vota.

KShZ sot publikoi rezultatet finale në disa Komuna ndërsa u rishikuan edhe ankesat e partive politike. BDI për këtë komunë ka dorëzuar dy ankesa me arsyetimin se shenjat e gishtërinjve nuk përputhen me numrin e votuesve dhe se një votues ka votuar me kartë identiteti të pavlefshme.

“Në përputhje me nenin 158, pika 3, KSHZ vendosi që të hapet kutia zgjedhore me qëllim që të vërtetohet nëse qytetari ka vortuar me kartë identiteti të pavlefshme në vendvotimin 2107, e më pas edhe të vërtetohen parregullsitë në votimin me shenja gishtash. Që të vërtetohet se a ka pasur parregullësi Komisioni kërkoi që KKZ Zhelinë të dorëzojë formularë të veçantë në listat zgjedhore me vendime për regjistrimin e të drejtës së veçantë të votimit”, shpjegojnë nga KShZ

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *