Tërmet me intesitet prej 5,9 ballë sipas shkallës së Rihterit e ka goditur qytetin Valparaiso në Kili herët në mëngjes, kumtoi Qendra sizmologjike mesdhetare evropiane (EMSC).
Tërmeti ka qenë në thellësi prej 112 kilometrave, kumtoi EMSC.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në 93 kilometra në verlindje të kryeqytetit Santiago, ku jetojnë rreth 4,8 milionë banorë.
Tani për tani nuk ka informata tjera për tërmetin dhe nuk është shpallur alarm për cunami.