Talebanët ndalojnë përdorimin e valutave të huaja në Afganistan

Talebanët publikuan ndalesë të plotë për përdorimin e valutave të huaja në Afganistan. “Situata ekonomike dhe interesat nacionale në vend kërkojnë të gjithë afganët ta shfrytëzojnë vetëm valutën vendore gjatë çdo tregtimi”, deklaroi zëdhënësi i talebanëve.

Përdorimi i dollarëve amerikanë është shpërndarë gjerësisht në tregun afgan, përderisa valutat në vendet fqinje si Pakistani përdoren në rajonet kufitare për tregti.

Më 29 tetor, zëdhënësi i talebanëve Muhamed Suhail Shahin i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që urgjentisht të sigurojë ndihmë materiale prej 1,2 miliardë dollarë amerikanë të premtuara vendit në samitin virtual të G20.

Shahin, i cili është emëruar ambasador afgan në BE tha se qeveria e talebanëve është e gatshme që plotësisht të bashkëpunojë përmes agjencive të caktuara dhe organizata të tjera joqeveritare.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbështesë Kabulin me ngrirjen e gati 10 miliardë dollarë amerikanë nga fondet afgane jashtë vendit dhe vazhdimin me financimin e zhvillimit dhe projekteve të premtuara në konferencën në Gjenevë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *