Rikthehet Champions-i mbrëmjen e sotme teksa do të zhvillohen 8 ndeshje ku premtohet dhe spektakël.
Në orën 18:45, radhën e ka Çelsi kampionia aktuale e Europës e cila do të sfidojë në transfertë Malmon. Një fitore për blutë e Londrës përkthehet me një kualifikim.
Në të njëjtën orë do të zhvillohet dhe ndeshja Volfsburg-Salzburg.
Në orën 21:00 do të luhen 6 takime, ku spikat Atalanta-Mançester Junajtid, ku të dyja skuadrat kanë synim kualifikimin për më tej.
Barcelona do të luajë në transfertën e largët të Kievit ndaj Dinamos ku synon vetëm fitoren për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim për në fazën e 1/8-ve.
Juventus-Zenit është ndeshja tjetër, ku për të besuarit e Masimiliano Alegrit ku fitorja është vulosja e kalimit të turit tjetër.
E njëjta gjë vlen edhe për Bajernin e Mynihut ku triumfi ndaj Benfikës e dërgon menjëherë drejt fazës tjetër.
Sevija do të masë forcat në shtëpi ndaj kampiones së Francës, Lilë. Ndërsa takimi tjetër është ajo mes Vijarealit dhe Jang Bojsave.