Kupa e RVM-së: Mësohen dyshet çerekfinaliste, Shkëndija- Struga Trim Lumi

Shorti i hedhur sot për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut deshi që kampioni në fuqi Shkëndija të përballet me Struga Trim Lum, ndërsa Makedonija Gj.P me liderin e në renditjen e tabelës Shkupin. Ndeshjet çerekfinale luhen më 24 nëntor. Në hapësirat e FFM-së, në praninë e përfaqësueseve të klubeve sot në mesditë u hodhë shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë faze të garave në konkurrencë të janë Shkëndija, Shkupi, Vardari, Makedonia Gj.P, Struga Trim Lum, Bregallnica, Pelisteri dhe Sileksi . Shorti deshi që në çerekfinale të takohen: Shkëndija – Struga Trim Lum, Makedonia Gj.P – Shkupi, Sileksi – Bregallnica dhe Pelisteri – Vardari Ndeshjet e çerekfinales në program janë me datë 24 nëntor, mew fillim në oran 13:00, ndërsa edhe këtë herë do të kemi vetëm nga një ndeshje, që do të thotë se skuadrat fituese do të kalojnë në gjysmëfinale. Në bazë të programit nga komisioni për gara ndeshjet gjysmëfinale janë përcaktuar për me 7 prill, ndërsa ndeshja për trofeun luhet me 19 maj 2022.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *