PËRFAQËSIMI I GRAVE NË NIVEL LOKAL VETËM 2,5 PËRQIND

Vetëm dy femra kurse 79 meshkuj do të udhëheqin me pushtetin lokal në katër vitet e ardhshme. Kështu duket pasqyra e kryebashkiakëve pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Qyteti I Shkupit dhe Nagoriçani i Vjetër janë komunat e vetme të cilat në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqen nga kryetare femra, të cilat të përkthyera në përqindje paraqesin vetëm 2,5 përqind përfaqësim të femrës në pushtetin lokal.

Për herë të parë, që nga pavarësimi I vendit, me Qytetin e Shkupit do të udhëheq një grua. Kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE,  Danela Arsovska fitoi rreth 55 përqind të votave, ndërsa Zhaklina Jovanovska me 56 përqind të votave fiton edhe një mandat dhe në katër vitet e ardhshme do të udhëheq me komunën Nagoriçan të Vjetër.

Ky është rezultati më I keq pas atij të vitit 2009 kur në pushtetin lokal nuk ishte zgjedhur asnjë grua. Në vitin 2013 u zgjodhën vetëm 4, ndërsa në vitin 2017 gjashtë femra.

Kujtojmë se në garën për numrin një të komunës, nga 299 kandidatë vetëm 25 ishin femra. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *