Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari, ndërsa për aq lirohen EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lirë për amvisëri (EL-1), ka vendosur kështu në seancën e sotme Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të arriijë 77 denarë, një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet për 79 denarë. Për një litër EURODIZEL BS (D-E V) do të paguhet nga 68 denarë, si dhe 67,5 denarë për një litër vaji ekstra i lirë 1 (EL-1).