Moti deri nga fundi i ditës do të jetë me diell me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 15 deri 20 gradë Celsius, informojnë nga DPHM.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me erë të dobët dhe temperaturë deri 17 gradë Celsius.
“Deri të hënën moti do të jetë stabil dhe kryesisht me diell, me mëngjese të ftohta dhe me kushte për mjegull të mëngjesit në disa lugina. Të hënën nga fundi i ditës vranësirat do të rriten, ndërsa të reshura të shiut do të ketë të mërkurën paradite. Nga dita e martë, posaçërist përgjatë Vardarit, do të fryjë erë e matur deri e përforcuar, ndërsa temperatura e mëngjesit në mënyrë të konsiderueshme do të rritet”, njoftojnë nga DPHM.
Nga dita e mërkurë në rritje do të jenë edhe temperaturat ditore.