Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër cënimin e zyrave të redaksisë së gazetës Lajm. Në reagimin e saj kjo parti thekson se zyrtarët e saj kanë ngritur këtë çështje në Ministrinë e Brendshme për ta zgjidhur sa më parë.
“Dënojmë ashpër cenimin e zyrës së gazetës Lajm në Shkup dhe e konsiderojmë si sulm të drejtepërdrejt ndaj mediave, lirisë së shprehjes. E kemi ngritur këtë çështje me MPB-në për ta zbardhur rastin menjëherë. Liria e shprehjes është fundament i demokracisë dhe sulmi ndaj saj është sulm ndaj demokracisë”, thuhet në reagimin e BDI-së.