Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në ClickPlus në TV21, tha se do të ketë shumicë të re parlamentare. Shton se shumica e re do të jetë stabile dhe se puna fillon nga e hëna.
“Rrethi i parë i zgjedhjeve tregoi se LSDM është në rënje të lirë. Dhe kur flasim për LSDM-në brenda për brenda ka disa subjekte më të vogla, të cilët nuk do të pranonin që në zgjedhjet e parakohshme masi po e humbin legjitimitetin të shkojnë me një partner të dobët të koalicionit. Disa gjëra janë për t’u ruajtur kombinatorikat që mund të bëhen por besoni që do të ketë shumicë të re dhe stabile”, tha Ziadin Sela në ClickPlus në TV21.