Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për shkeljet në zgjedhje

Në Zyrën e Avokatit të Popullit të dielën (31 tetor) në ditën e zgjedhjeve të mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në periudhën  prej orës 07:00 deri 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë çfarëdo shkelje të të drejtës zgjedhore.

Të hapura për qytetarët (përveç zyrës kryesore në Shkup), siç bëjnë të ditur nga Zyra e Avokatit të Popullit, do të jenë zyrat rajone të Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *